Pasditen e sotme, në fshatin Zhur kanë ndodhur dy raste të shpërthimit të zjarrit, si pasojë e të cilëve është krijuar tym i madh në këtë lokalitet.
Sipas disa banorëve, thuhet se dikush nga bashkëfshatarët e tyre qëllimisht ka ndezur zjarre për t’i djegur barishtet për të pastruar ambientet në afërsi të objekteve të tyre të banimit.







