LAJME

Shpallet konkursi plotësues për regjistrimin e nxënësve në klasë të dhjetë në Prizren

Shpallet konkursi plotësues për regjistrimin e nxënësve në klasë të dhjetë në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Gusht 2026, 16:11

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka shpallur konkursin plotësues për regjistrimin e nxënësve në klasë të dhjetë për vitin shkollor 2026/2027, në gjimnaze dhe shkollat profesionale.

Sipas njoftimit, aplikimi bëhet më 17, 18 dhe 19 gusht 2026, nga ora 08:00 deri në 16:00, në shkollën amë ku nxënësi dëshiron të regjistrohet.

Rezultatet e pranimit do të publikohen më 20 gusht, ndërsa kthimi i dokumenteve për nxënësit e papranuar nis më 21 gusht.

Nxënësit e pakënaqur me rezultatet kanë të drejtë ankese brenda dy ditë pune nga shpallja e rezultateve. Ankesa fillimisht dorëzohet në drejtorinë e shkollës, ndërsa në shkallën e dytë në Drejtorinë Komunale të Arsimit.

Konkursin e plotë mund ta gjeni këtu⁠.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika