FC Liria ka njoftuar se sot do të mbahet ceremonia komemorative për të ndjerin Erdogan Celina, nga ora 14:30, në Shtëpinë e Kulturës.
Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 16:30, në Varrezat e Reja në Landovicë.
FC Liria ka ftuar familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët, ish-bashkëlojtarët, sportdashësit dhe të gjithë ata që e njohën dhe respektuan Erdogan Celinën, të marrin pjesë në ceremoninë komemorative dhe në përcjelljen e tij për në banesën e fundit.





