LAJME

Erdogan: Anëtarësimi i Turqisë në BE nuk është më prioritet

Erdogan: Anëtarësimi i Turqisë në BE nuk është më prioritet
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Gusht 2026, 15:09

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se anëtarësimi i vendit të tij në Bashkimin Evropian nuk përbën më prioritet për Ankaranë.

Në një intervistë për Al-Jazeera, Erdogan tha se BE-ja nuk duket e gatshme ta pranojë Turqinë si anëtare të plotë, ndërsa theksoi se në rast të një zhvillimi të tillë, sipas tij, “humbëse do të jetë Evropa”, transmeton Klankosova.tv.

“Anëtarësimi në BE nuk është më në krye të axhendës sonë”, u shpreh presidenti turk.

Gjatë intervistës, Erdogan foli edhe për çështje të tjera të rëndësishme, përfshirë avionët F-35, situatën në Siri dhe Gaza, Ngushticën e Hormuzit, si dhe marrëdhëniet me Egjiptin.

Ai iu referua edhe Marrëveshjes së Përbashkët të Mbrojtjes të nënshkruar më 7 gusht në Mekë mes Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit.

Marrëveshja parasheh që një sulm i armatosur ndaj njërit prej tre vendeve të konsiderohet si sulm ndaj të gjithëve.

Sipas Erdoganit, kjo marrëveshje ka dërguar “një mesazh të rëndësishëm për botën”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika