Gazeta Sinjali mbrëmë në orët e vona ka raportuar për një aksident të rëndë në afërsi të Kuvendit Komunal në Prizren, ku si pasojë ka mbetur i lënduar rëndë një 24-vjeçar. Sinjali ka mësuar detajet e reja se si ka ndodhur aksidenti dhe ato mund t’i lexoni më poshtë.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur pasi 24-vjeçari që po lëvizte në rrugën ‘Shaban Jashari’, me të arritur në udhëkryqin përballë Komunës, nuk u ka dhënë përparësi kalimeve dhe si rrjedhojë vetura tjetër që po lëvizte në drejtim të qendrës së qytetit, në pamundësi për të frenuar e ka goditur veturën që dyshohet se nuk respektoi shenjat e trafikut.
Në aksident u përfshi edhe një veturë tjetër që po lëvizte po ashtu në drejtim të qendrës së qytetit, e cila për të shmangur goditjen me veturën paraprake, ka dalë jashtë rrugës dhe ka goditur shtyllën e ndriçimit publik.





