PRIZRENI ME RAJON

Shkrreli

Shkrreli
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Maj 2024, 12:59

Punë, pagjumësi e përkushtim

plaku Islam me sakrificë jetësore në qytet

arriti të ndërton autoritetin suprem

në bërthamën, Shadervanin e Prizrenit.

*

Lokal i vogël detyrë me nder

ende pa gdhirë drita punë paralajmëron

buzëqeshur mirëpret mysafirët e parë

nderim e respekt ofron.

*

Vazhduan rrugës së burimit

pasardhësit që afarizmin shtrinë dhe më gjërë

Besimi e Mërgimi pinjollët e fisit

trashëguesit e denjë të afarizmit të vyer.

*

Punëtorët betohen

familjarët e tyre dëshmojnë bujarinë e vëllezërve

Beska askend nuk ka kthyer pa shpërblim

qoftë sporti, mirësia çdo herë dorën e ndihmesës ka ofruar.

*

Gdhendën në shkëmbë misionin e babait

përkryen edhe më tej aftesinë e mbarësinë

gjurmët dëshmojnë punën e familjes fisnike

mbishkrimi më se tërheqës “Restaurant Familjar”.

*

Heu burrë i dheut Islam Shkreli biri i Murtezanit

mburren pasardhësit Islami e Gentijani

shikjojnë foton tënd Roni, Alpi e Nori

thojnë gjyshi ynë u prehtë në qetësinë e merituar.

Nga Tyran Prizren Spahiu

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika