PRIZRENI ME RAJON

Shkëlqen Klubi Atletikës “Prizreni” fiton 13 medalje, 5 të arta, 4 të argjenta dhe 4 të brozëta

Shkëlqen Klubi Atletikës “Prizreni” fiton 13 medalje, 5 të arta, 4 të argjenta dhe 4 të brozëta
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Tetor 2023, 22:34

Klubi i Atletikës “Prizreni” arriti rezultate të jashtëzakonshme gjatë garave të vitit kalendarik 2023, duke përfaqësuar Kosovën edhe në gara ndërkombëtare.

Sot, u përmbyll procesi i garave, me mbajtjen e garës “Mitingu i 1 Tetorit”  në shtegun e Atletikës “Liman Gega” në Malishevë.

U fituan dy kupa të Kosovës. Në konkurencën e senioreve klubi u shpall fitues dhe në plasmanin e përgjithshëm doli i pari. Në konkurencën e junioreve klubi arriti të fitoj vendin e dytë dhe në plasmanin e përgjithshëm doli i pari.

Performanca e atletëve u rrit dukshëm në krahasim me vitin e kaluar.

U arritën rekorde nacionale dhe personale.

Sara Susuri, Emine Jenuzi dhe Merve Spahi e përfaqësuan Kosovën në gara ndërkombëtare.

Sipas rezultateve mund të themi se në vitin 2023, Klubi i Atletikës “Prizreni”  është klubi më i suksesshëm në Kosovë.

Në garën e e cila u mbajt sot, atletët – et e klubit shkëlqyen duke i fituar 13 medalje, 5 të arta, 4 të argjenta dhe 4 të brozëta.

Sara Susuri – U – 20, e para në 100 m. për seniore,

Emine Jenuzi – U -18, e para në 400 m. dhe e dyta në 100 m. për seniore,

Merve Spahi – U – 18, e pra në 800 m. për seniore,

Altrin Jrasniqi – U – 16, i dyti në 100 m. për U – 16,

Orgeta Kryeziu –  U – 18 e para në shtizë dhr para në kërcim së gjati për seniore,

Gerta Kurtaj – U – 20, e dyta  në gjyle dhe e treta në disk për seniore,

Vanesa Shala – U – 18, e dyta shtizë dhe e treta kërcim së gjati oër seniore,

Aldin Hoxha – U – 16, i treti në disk për dhe i treti në gjyle për U – 16,

Anes Hoxha – U – 14, i treti në gjyle për U – 14.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika