PRIZRENI ME RAJON

SHKA “Agimi” zë vendin e 3-të në festivalin “Cheonan World Dance Festival” në Korenë Jugore

SHKA “Agimi” zë vendin e 3-të në festivalin “Cheonan World Dance Festival” në Korenë Jugore
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Tetor 2023, 18:01

Ansambli i valleve SHKA “Agimi” ka zënë vendin e 3-të në festivalin “Cheonan World Dance Festival” në Korenë Jugore.

Këtë e ka bërë të ditur Gëzim Sertollaj përmes një postimi në facebook.

Njoftimi i plotë:

Vendi i 3, Qmimi i Bronzt

Krenar me punën e krejt grupit që arritëm me dal në shtetet fitues, në garë me 16 shtete nga 4 kontinentet e botes!

Hera e parë qe një ansambël jo shtetrore, arrin me marr pjesë si dhe me garu me dinjitet në festivalin më të madhe botëror të valleve “Cheonan World Dance Festival ” KORE JUGORE !

Faleminderim per trupen e valleve te cilet me perkushtim kanë kry detyrat e tyre artistike, nje falenderim i veqant per drejtoreshen e Fidaf Kosova znj. Xymmi Grajqevci e cila ka kontribu jashtëzakonisht shumë!

Faleminderit kryesis se Shka Agimi, Komuna e Prizrenit , Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe agjensionin AirVoyag !

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika