Instituti Meteorologjik i Kosovës ka njoftuar se ka ndryshuar situata meteorologjike në vendin tonë.
Shi dhe vranësira, ndryshon moti në dy ditët e ardhshme

Fushat me presion të lartë që ishin prezent mbi vendin tonë dalë nga dalë po dobësohen, kështu që priten ndryshime të elementeve dhe dukurive meteorologjike. Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat do të fuqizohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

Nënshkruhen kontratat, 250 studentë në Prizren përfitojnë bursa nga 700 euro

Spitali i Prizrenit forcon standardet e kujdesit infermieror

