Rastet e dhunës në familje sa vijnë ë shtohen çdo ditë e më shumë në vendin tonë. Zakonisht viktima janë gratë të cilat përjetojnë dhunë psikikë e fizike kryesisht nga familjarët e tyre, të cilët pa hezitim i rrahin ato, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur sot, pas mesnate në rrugën “Jakup Muqeziu” në Prizren, ku një grua ka denoncuar në Polici vëllain e saj për të cilin thotë se e ka rrahur.





