Gjatë ditës së sotme në rrugën Prizren- Prevallë ka shembje të dheut dhe të disa drunjëve në një pjesë në hyrje të Prevallës.
Ndonëse, rrëshqitja e dheut nuk duket të jetë e madhe, banorët e këtij lokaliteti u bëjnë thirrje shoferëve që kalojnë në këtë pjesë të kenë kujdes të shtuar deri në momentin kur organet përgjegjëse të bëjnë pastrimin.







