PRIZRENI ME RAJON

SHBZ ” Esnaf” reagon për orarin e ri të furnizimeve për lokalet në Shatërvan nga komuna

SHBZ ” Esnaf” reagon për orarin e ri të furnizimeve për lokalet në Shatërvan nga komuna
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Mars 2022, 20:55

Shoqata e zejtarëve prizrenas “Esnaf” përmes një reagimi kanë kundërshtuar orarin për hyrje të automjeteve furnizuese në Sheshin Shadërvan.

Njoftimi i plotë:

REAGIM!

Si Shoqatë ESNAF e shohim të pa bazë vendimin e marrë nga Drejtoria Komunale në lidhje me orarin për hyrje të automjeteve furnizuese në Sheshin Shadërvan.

Edhe më herët e kemi treguar qëndrimin tonë për marrjen e këtij vendimi, se ky vendim do të krijoj shumë pakënaqësi.

Duke e ditur se shumë biznese (furnizuese) orarin e punës e kan nga ora 08:00 në mengjes deri ne 17 :00 në mbrëmje, andaj ky vendim është një vendim i pa bazë dhe në dëm të atyre bizneseve që janë pjesë e shadeërvanit dhe furnitorëve të tyre. Sipas ketij vendimi bizneset duhet të fillojnë punën shumë e shumë më herët. Po qka me ato biznese qe vijnë nga vendet tjera?

Andaj , Drejtoria e Shërbimeve Publike duhet të organizojë një takim sa më të shpejtë me bizneset e Shadërvanit dhe furrnitorët për rishikimin e këtij vendimi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika