PRIZRENI ME RAJON

Shaqir Totaj: Vizitova fermerët e braktisur nga Komuna e Prizrenit

Shaqir Totaj: Vizitova fermerët e braktisur nga Komuna e Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Shtator 2021, 17:57

Kandidati për Kryetar i PDK-së Shaqir Totaj ka vizituar fermerët, blegtorët dhe bizneset në fshatërat e Përdrinisë, ku është njoftuar nga afër me problemet, mos realizimet e premtimeve të qeverisjes lokale dhe ai ka prezantuar planin dhe programin konkret që ka për bujqësinë dhe blegtorinë.

Totaj në këto vizita u shpreh: “U mahnita nga puna plotë me bereqet e bujkut Haki Hasani, babait të dëshmorit Nazmi Hasani. Në vizitën që i bëra babait të dëshmorit Nazmi Hasani në fermën e tij në Randobravë ku kultivon trangujë dhe perime tjera, premtova që si kryetar fermerët e Prizrenit do ta kenë përkrahjen e pakursyer të komunës.

Fermerët janë krenaria e Prizrenit. Historia e fermës së Aqif Hajredinit është histori e suksesit përkundër veshtirësive të mëdha. U zotova që si kryetar i ardhshëm i Prizrenit do t’i përkrah fermerët vazhdimisht.

Në mungesë të investimeve në projektet e trajtimit të ujërave të zeza, e vizituam fermerin në Piranë, Afrim Elshani i cili është goditë kohë më parë nga një fatkeqësi por që nuk është mbështetur fare nga komuna. Me PDK-në në udhëheqje, blegtoria e Prizrenit do të ndihmohet shpejt dhe drejpërdrejt.” , tha Totaj.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika