PRIZRENI ME RAJON

Shaqir Totaj priti në takim sot Avokatin e Popullit, Naim Qelaj

Shaqir Totaj priti në takim sot Avokatin e Popullit, Naim Qelaj
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Mars 2022, 15:12

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Avokatin e Popullit z.Naim Qelaj së bashku me bashkëpunëtorë e tij, raporton TV Prizreni.

Njoftimi i plotë:

Sot, Avokati i Popullit z.Naim Qelaj së bashku me bashkëpunëtorë, vizitoi Kryetarin e Komunës së Prizrenit, z.Shaqir Totaj.
Mirëqenia e qytetarëve pa dallim gjinie, moshe, feje dhe etniciteti është ndër prioritetet më të mëdha të komunës sonë, andaj u shpreh gatishmëria e të dyja palëve për bashkëpunim në mbrojtjen dhe parandalimin e shkeljes së të drejtave dhe lirive të ligjshme të qytetarëve të Komunës së Prizrenit.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika