Sektori për media i degës së PDK-së në Prizren, përmes një komunikate, njofton se gjatë ditës së sotme, kandidati për kryetar të komunës nga ky subjekt politik, Shaqir Totaj, ka vizituar shoqatat e personave me aftësi të kufizuar. Sipas këtij njoftimi, kandidati Totaj, ka premtuar përkujdesje maksimale në rast të fitores në zgjedhjet e sivjetme lokale në Prizren.
” Kandidati për Kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj sot ka vizituar shoqatën “Down Sindrome Kosova” dhe “Handikos”, për të biseduar me ta për nevojat, kërkesat dhe shqetësimet që ata kanë, poashtu i’u premtoi se në qeverisjen e tij personave me aftësi të kufizuara do të i’u mundësohet qasja në të gjitha objektet publike dhe të gjithë qytetarët e Prizrenit do të trajtohen në mënyrë të barabartë.





