Shaqir Totaj sot ka filluar me emërimet në pozita politike në kabinetin e tij. Kujtim Gashi është emëruar nënkryetar i Komunës së Prizrenit, njofton zyrtarja për marrëdhënie me publikun, Jona Hoxhaj përmes një komunikate dërguar medieve. ” Kujtim Gashi është nënkryetar i degës së PDK-së në Prizren, anëtar i Kryesisë Qëndrore dhe ka qenë Shef i Shtabit zgjedhor në zgjedhjet e fundit lokale. Gashi ka mbajtur pozita të rëndësishme në nivel qëndror dhe lokal, ka përvojë politike mbi 20 vjeçare. Poashtu, Gashi është njohës shumë i mirë i politikave lokale, duke qenë asambleist për tre mandate, kryesues për një mandat dhe ka gjashtë vite përvojë pune në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ai ka qenë dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Shaqir Totaj emëron, Kujtim Gashin, nënkryetar të komunës së Prizrenit

Përvoja e tij shumëvjeçare në politikë, profesionalizmi i tij dhe njohja e politikave lokale e bëjnë Kujtim Gashin të denjë për këtë pozitë dhe ai do të jetë vlerë e shtuar në kabinetin e Kryetarit të Komunës së Prizrenit.”, thuhet në fund të kësaj komunikate.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

Nënshkruhen kontratat, 250 studentë në Prizren përfitojnë bursa nga 700 euro

Spitali i Prizrenit forcon standardet e kujdesit infermieror

