PRIZRENI ME RAJON

Shaban Shabani e uron përmes telefonit Behxhet Xheladini për fitoren në Dragash

Shaban Shabani e uron përmes telefonit Behxhet Xheladini për fitoren në Dragash
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Dhjetor 2021, 18:23

Përmes një postimi në facebook, kryetari i ri i Dragashit, Behxhet Xheladini , ka njoftuar se kundërkandidati i tij, Shaban Shabani, e ka uruar atë gjatë ditës për fitoren në garën për të parin e kësaj komune.

Postimi i plotë

TË NDERUAR QYTETARË TË KOMUNËS SË DRAGASHIT

Sot, kryetari i deritashëm, z. Shaban Shabani, publikisht ka pranuar rezultatët e zgjedhjeve, me ç’rast ka hapur rrugë për cerifikimin e rezultatit nga ana e KQZ-së.

Z. Shabani, sot gjithashtu më ka telefonuar dhe më ka ururar detyrën e re. Bashkë jemi dakorduar që pas certifilimit të rezultatëve, në kohë optimale do të bëhët pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit dhe i stafit të kryetarit.

Për të mirën e përgjithshme të qytetarëve tonë, u zotuam për një bashkëpunim korrekt pozitë- opozitë.

E falenderoj z. Shabani për qytetarinë e treguar me këtë rast.

Qytetarë të nderuar, të nderuar aktivistë , tani zgjedhjet kanë përfunduar. Ju lutem të silleni me dinjitet.Jemi në demokraci dhe në demokraci pushtetët ndërrohen. Tani nuk ma duhen fjalë, por punë dhe vetëm punë.

Na priftë e mbara dhe faleminderit të gjithëve!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika