PRIZRENI ME RAJON

Sërish kolona të gjata në pikën kufitare në Vërmicë

Sërish kolona të gjata në pikën kufitare në Vërmicë
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Shtator 2021, 16:43

Masat e reja të Qeverisë po vazhdojnë të shkaktojnë telashe në kufi.

Nga disa fotografi shihen kolonat e mëdha në pikën kufitare të Vërmicës.

Atje shumë kosovarë po kthehen nga pushimet apo qëndrimet disa-ditore në bregdetin shqiptar, teksa në kufi po u duhet të paraqesin dëshmi të vaksinimit apo teste negative jo më të vjetra se 72 orë.

E kjo ka shkaktuar kolona të gjata dhe pritje në kufi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika