LAJME

Selmanaj për formimin e Qeverisë: As Kuvendi dhe as Qeveria nuk mund të konsiderohen të konstituuara jashtë Kushtetutës

Selmanaj për formimin e Qeverisë: As Kuvendi dhe as Qeveria nuk mund të konsiderohen të konstituuara jashtë Kushtetutës
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Shtator 2026, 18:31

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka reaguar lidhur me situatën institucionale në vend, duke kritikuar kryeministrin e sapozgjedhur, Albin Kurti, dhe Lëvizjen Vetëvendosje për, siç ka thënë ai, sjellje në kundërshtim me Kushtetutën.

Selmanaj ka deklaruar se as Kuvendi dhe as Qeveria nuk mund të konsiderohen të konstituuara nëse procedurat përkatëse nuk janë në përputhje me Kushtetutën.

Sipas tij, Kushtetuta nuk mund të trajtohet si një dokument që interpretohet në varësi të interesave politike të momentit.

“Kushtetuta është themeli mbi të cilin është krijuar dhe qëndron Republika e Kosovës. Ajo vendos rregullat e sjelljes, kufizon dhe balancon pushtetet dhe mban shtetin në binarët e demokracisë dhe rendit juridik”, ka shkruar Selmanaj.

Ai ka theksuar se askush nuk është mbi Kushtetutën, përfshirë kryeministrin, Qeverinë apo partitë politike.

Selmanaj ka kritikuar gjithashtu partitë opozitare, duke u bërë thirrje që, sipas tij, të angazhohen për të kundërshtuar veprimet që ai i konsideron antikushtetuese.

“Heshtja apo mungesa e veprimeve konkrete do t’i bëjë fajtorë edhe ata në demolimin e rendit kushtetues në vend!”, ka deklaruar Selmanaj.

Në reagimin e tij, kryetari i LDK-së në Prizren ka vlerësuar se cenimi i Kushtetutës nuk përbën vetëm shkelje të një dispozite apo procedure, por cenon vetë funksionimin e Republikës së Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika