LAJME

PDK: Qeveria Kurti 4 jokushtetuese, do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

PDK: Qeveria Kurti 4 jokushtetuese, do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Shtator 2026, 15:04

Partia Demokratike e Kosovës e konsideron Kuvendin e Republikës së Kosovës të pakonstituuar dhe Qeverinë e votuar sot jokushtetutese.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri dhe deputeti Përparim Gruda, në një konferencë për media, kanë paralajmëruar se PDK do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me të gjitha shkeljet që janë bërë në vazhdimësi nga Lëvizja Vetëvendosje pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Tahiri u shpreh se Kurti ka luajtur gjatë gjithë kësaj kohe me institucionet, e ka shpërfillur Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Procedimet e sotme dhe konstatimet e tyre se Kuvendi është konstituuar janë përtej afatave kushtetuese dhe gjithçka që del nga ky Kuvend, ne do ta dërgojmë për shqyrtim të ligjshmërisë në Gjykatën Kushtetuese. Kosova duhet të funksionojë sipas rendit kushtetues dhe jo sipas një rendi që tenton ta krijojë Kurti për interesat e tij politike. Ekspertët e PDK-së tashmë janë duke punuar në përgatitjen e rastit, i cili do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për procesin në tërësi”, shtoi ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika