LAJME

Ramadani kritikon ekspozenë e Kurtit: Premtime të njëjta që nga viti 2021 – “Punë s’ka bërë, punë s’ka për të bërë, vetëm fjalë”

Ramadani kritikon ekspozenë e Kurtit: Premtime të njëjta që nga viti 2021 – “Punë s’ka bërë, punë s’ka për të bërë, vetëm fjalë”
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Shtator 2026, 14:16

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar ekspozenë e kryeministrit Albin Kurti, pas votimit të Qeverisë Kurti 4 në Kuvendin e Kosovës.

Qeveria e re është votuar pa pjesëmarrjen e deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe Aleancës.

Përmes një postimi, Ramadani ka thënë se Kurti, tashmë në krye të ekzekutivit për mandatin e katërt, ka pranuar se ekspozeja e paraqitur është pothuajse e njëjtë me atë të mëparshmet.

Sipas tij, premtimet e Kurtit kanë mbetur pothuajse të pandryshuara që nga viti 2021.

“Vet i 21-ti në kolltuqe qeveritare, Kurti sot e tha qartë edhe vetë se ekspozeja është e njëjtë, sikurse që ka qenë.

Vërtetë janë premtimet e njëjta pothuajse 100 për qind që nga viti 2021. Pra, s’ka lëvizur gjë që nga ajo kohë.

Asgjë të re as në përmbajtje dhe as në ekip, sepse përsëritja e fjalëve është krejt çka po ndodh që sa vite.

Punë s’ka bërë, punë s’ka për të bërë!

Fjalë dhe vetëm fjalë!”, ka shkruar Ramadani.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika