Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se kontrollet e rregullta të sigurisë në Qendrën Korrektuese të Dubravës kanë parandaluar futjen e kontrabandës në hapësirat e institucionit.
Sipas njoftimit, Departamenti i Sigurisë ka realizuar bastisje dhe kontrolle në zonat sterile, pas informacioneve për mundësinë e hedhjes së sendeve të kontrabandës në hapësirat përreth dhe brenda perimetrit të sigurisë.
Gjatë njërit prej kontrolleve janë gjetur gjashtë telefona mobilë, të mbështjellë në tri paketime të veçanta. Pesë prej tyre ishin të markës Samsung, ndërsa një Redmi. Njëri nga telefonat Samsung nuk kishte numër identifikues.





