PRIZRENI ME RAJON

Sekuestrohen 13 metër/kub dru në Maqitevë të Suharekës

Sekuestrohen 13 metër/kub dru në Maqitevë të Suharekës
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Mars 2023, 15:12

Policia e Kosovës njofton se me datën 13 mars 2023, rreth orës 18:25 hetuesit e Stacionit Policor të Suharekës, bazuar në informacionet inteligjente të mbledhura përmes rrugëve operative, kanë marrë informatë se në fshatin Maqitevë, disa persona të dyshimtë janë duke bërë prerjen ilegale të pyllit në parkun nacional.

Policia menjëherë ka reaguar dhe zyrtarët policorë kanë shkuar në drejtim të fshatit Maqitevë, ku kanë takuar dy të dyshuar, familjarë në mes vete, të cilët kishin ngarkuar një kamion me dru si dhe një kombi.

Drutë janë sekuestruar dhe janë dërguar në nënstacionin policor në Mushtishtë, në ndërkohë janë informuar edhe inspektorët e pylltarisë për procedura të mëtejme, thuhet në njoftim.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika