PRIZRENI ME RAJON

Së shpejti kabllot e rrymës në Shatërvan do të futen nën tokë dhe do të bëhet rregullimi i kalldrëmit

Së shpejti kabllot e rrymës në Shatërvan do të futen nën tokë dhe do të bëhet rregullimi i kalldrëmit
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Janar 2023, 15:40

Në prani të mediave dhe shoqërisë civile të martën është mbajtur mbledhja e përjavshme me drejtorët e Komunës, udhëhequr nga kryetari Shaqir Totaj. Është bërë e ditur se ka filluar alokimi i buxhetit për Komunën e Prizrenit dhe se realizimi i projekteve kapitale e projekteve të tjera do të fillojë, sipas afateve ligjore.

Pas takimit, zëdhënësja e Komunës, Jona Hoxhaj ka sqaruar se me rregullimin e kushteve klimatike, së shpejti do të filloj projekti në Sheshin “Shatërvan” ku kabllot e rrymës do të futen nën tokë dhe do të bëhet rregullimi profesional i kalldrëmit, raporton TV Prizreni.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika