Anëtarja e KA “ Prizreni” dhe Përfaqësueses së Kosovës në atletikë, Sara Susuri, ka arritur rekord të mitingut në garën 100 m me kohë 12.33 sekonda në turneun ndërkombëtar “ Trofeu i Malit të Zi”, që po mbahet në qytetin e Tivarit. Ky është suksesi i radhës në arenën ndërkombëtare të mbretëreshës së sporteve nga prizrenasja, Sara Susuri, e cila falë disiplinës dhe përkushtimit maksimal po arrinë rezultate të jashtëzakonshme.
Ndryshe, në këtë miting të atletikës, po marrin pjesë edhe dy anëtare të KA “ Prizreni”, Emine Jenuzi e cila do të garoj në vrapimin 400 m, dhe Merve Spahi në distancë më të gjatë prej 1500 m.