Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka kërkuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati, që t’u barten komunave paratë që u takojnë në kuadër të të hyrave vetanake.
“Bazuar edhe në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike (LMFPP), të hyrat vetanake të komunave barten në vitin fiskal duke ruajtur strukturën e shpenzimit. Këtë e kanë bërë komunat gjatë hartimit dhe miratimit të buxheteve komunale për vitin 2024” ka thënë Ibrahimi.
Ai ka paraqitur edhe pasojat që mund të kenë komunat nga kjo vonesë e MFPT-së.
Sipas Ibrahimit, komunat nuk do të mund të realizojnë shumë projekte kapitale, do të shkaktohen vonesa në pagesat ndaj operatorëve ekonomikë e do të dëmtohen komunat në raportet e auditimit.
/IndeksOnline/