Faqja zyrtare e UPZ ” Ukshin Hoti”, njofton se , prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj, është zgjedhur u. d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Vendimi është marr me votim unanim të anëtarëve prezent të Këshillit Drejtues, gjashtë nga shtatë anëtarë, në mbledhjen e mbajtur më 6 Shtator 2021.
Samedin Krrabaj, zgjidhet u.d i rektorit të UPZ ” Ukshin Hoti”

Kryesuesi i Këshillit Drejtues Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja me këtë rast e uroi u.d. Rektorin për detyrën e re, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese. Ai e siguroi se do të ketë mbështetjen e pa rezerv të Këshillit Drejtues për të punuar në të mirë të Universitetit.
U.d. Rektori Krrabaj i falënderoi për besimin e dhënë të gjithë anëtarët e KD-së dhe u zotua se do të punojë me nderë dhe përkushtim për të zhvilluar këtë Universitet. Në situatën në të cilën gjendet Universiteti, ai theksoi se këtë detyrë nuk e sheh si privilegj, por si përgjegjësi.”, thuhet në fund të këtij njoftimi.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

Nënshkruhen kontratat, 250 studentë në Prizren përfitojnë bursa nga 700 euro

Spitali i Prizrenit forcon standardet e kujdesit infermieror

