PRIZRENI ME RAJON

Rritet numri i përfituesve dhe vlera e bursave për studentë të komunës së Prizrenit

Rritet numri i përfituesve dhe vlera e bursave për studentë të komunës së Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Shkurt 2023, 15:24

Komuna e Prizrenit ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave për studentë të kësaj komune për vitin akademik 2022/2023, dhe se këtë vit numri i studentëve përfitues është rritur nga 100 në 130 dhe vlera është rritur nga 500 euro në 700 euro, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari Shaqir Totaj.

“Komuna e Prizrenit njihet për rini të shëndoshë, intelektuale dhe të suksesshme. Jam krenar me këtë fakt, ndërsa, institucionet tona lokale mbeten të përkushtuara që t’i mbështesin të rinjtë në çdo aspekt, sidomos në fushën e arsimit, si një prej prioriteteve të qeverisë lokale.

Kemi shpallur konkurs për ndarjen e bursave për studentë të Komunës së Prizrenit për vitin akademik 2022/2023 dhe ju dëshiroj suksese të gjithëve.

Këtë vit numri i studentëve përfitues është rritur nga 100 në 130 dhe vlera është rritur nga 500 euro në 700 euro.”, ka shkruar kryetari Totaj.

Konkursin dhe aplikacionin mund t’i gjeni në këtë vegëz:

https://kk.rks-gov.net/…/category/konkurset-njoftimet/?fbclid=IwAR1HdybTgSjJp6FRUHkAh876mh9GdcUKfPhdNYr6AderNbSiz3Vi40U7Bks

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika