PRIZRENI ME RAJON

Rrethrrotullimi i ‘famshëm’ në Suharekë merr pamje tjetër

Rrethrrotullimi i ‘famshëm’ në Suharekë merr pamje tjetër
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Tetor 2022, 14:18

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se rrethrrotullimi i ‘famshëm’, ka marrë pamje tjetër.

Sipas kryetarit, dikur ky rrethrrotullim që u bë i famshëm për nga pamja, u përdorë si zgjidhje e përkohshme pasi po ndërtohej akoma sheshi i qytetit.

““Rrethrrotullimi i famshëm” sot ka pamje tjetër. Ai dikur ishte një zgjidhje e përkohshme derisa Sheshi i Qytetit po ndërtohej. Sot ai është funksional dhe i përshtatshëm për komunikacionin rrugor, duke e lehtësuar qarkullimin.”, ka shkruar ai në Facebook.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika