PRIZRENI ME RAJON

Rreth 40 karrige të palestrës në Suharekë u dëmtuan nga tifozët në ndeshjen Bashkimi – Trepça

Rreth 40 karrige të palestrës në Suharekë u dëmtuan nga tifozët në ndeshjen Bashkimi – Trepça
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Shkurt 2023, 14:05

Të dielën në Suharekë u zhvillua ndeshja mes Bashkimit dhe Trepçës.

Në çerekun e dytë filloi eskalimi i situatës. Lojtari i Trepçës, Mikaile Tmusic, pas zëvendësimit filloi të provokoj tifozët prizrenas.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Në këtë moment disa nga tifozët dëmtuan disa karrige të palestrës.

Sinjali mëson se gjatë zhvillimit të ndeshjes, tifozët e klubit basketbollistik “Bashkimi” nga Prizreni kanë dëmtuar rreth 40 karrige të palestrës.

Ky rast është denoncuar në Polici, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Dëmtim prone”.

Gjithashtu me të shkuar në zhveshtore lojtarët e KB Bashkimit u sulmuan nga një grup i tifozëve të cilit kishin ardhur për ta mbështetur klubin Trepça.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Ndryshe, Trepça ka triumfuar në këtë ndeshje, me rezultat 87-84.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika