Bekim Gashi nga Suhareka është kthyer në kohë dhe ka kujtuar momentin e vështirë që ka përjetuar 22 vite më parë.Ai ka rrëfyer për ATV se si forcat serbe ia kanë vrarë nënën dhe katër motrat e tij në oborr të shtëpisë.
Rrëfimi prekës i suharekasit: I pashë nga kulmi serbët duke mi vrarë nënën dhe katër motrat

“Në vendin ku ishim unë me mixhën aty nuk hyrën brenda dhe vetëm e hudhën një bombë, ndërsa aty ku ka qenë nana me motrat ata i kanë marrë i kanë qit në mes të oborrit dhe aty ka ndodh vrasja. Unë prej atij momenti ku jemi sulmu na, unë kom hyp në kulm të shtëpisë i cili ka qenë i granatum dhe nana në ato momente ka qenë ende gjallë, ka lyp ujë po s’ka pas mundësi me u afru pasi kanë qenë të rrethekum, unë veç i kom përcjell prej kulmit s’kisha mundësi se si dilsha posht më vrajshin edhe mu tani mas datës 27 në mbrëmje jam largu, ata i kom lan aty hale”, ka thënë Gashi.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

Nënshkruhen kontratat, 250 studentë në Prizren përfitojnë bursa nga 700 euro

Spitali i Prizrenit forcon standardet e kujdesit infermieror

