“Një ditë në fillim të verës, unë ndodhesha në qytetin tim Prizrenin, ishte një periudhë e vështirë për mua, pasi ndjehesha i vetmuar dhe i izoluar nga shoqëria. Kisha ankth të takohesha me njerëz edhe pse atëher i kisha 23 vjet dhe gjithmonë mendoja se do të bëja gabime përpara tyre dhe do të turpërohesha, kisha mendime tërë kohën.
Pas shumë përpjekjeve, mjekët e përgjithshëm as nuk e njihnin termin “ankthi social” disa mendonin magji disa mendonin se është problem i vogël, mirëpo për mua ishte diçka e madhe që më pengonte ta jetoja jetën ashtu siç e meritoja. Kështu vendosa si mundësi të fundit të kërkoja ndihmë nga një psikiatër edhe pse po të kisha njohuri do e provoja të parën, morra guximin të takohesha me Naim Fanajn, një specialist i njohur në Prizren.
Në fillim, isha shumë i hutuar dhe i ndjeshëm në prani të tij, por ai më ndihmoi të ndjehesha i rehatshëm dhe më i sigurtë gjatë bisedave tona. Naim Fanaj u angazhua të më ndihmonte të zgjidhja problemin e ankthit social duke ju shmangur barnave që krijojnë varësi dhe duke me ofruar barna specifike për ankthin social.





