LAJME

Shoqata e Gjahtarëve “Dhia e Egër” në Dragash hap sezonin e gjuetisë

Shoqata e Gjahtarëve “Dhia e Egër” në Dragash hap sezonin e gjuetisë
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Tetor 2026, 14:07

Shoqata e Gjahtarëve “Dhia e Egër” në Dragash ka bërë sot hapjen zyrtare të sezonit të gjuetisë, në një aktivitet ku morën pjesë përfaqësues të Komunës së Dragashit dhe anëtarë të shoqatës.

Sipas njoftimit të Komunës së Dragashit, në këtë aktivitet mori pjesë edhe nënkryetari i komunës, Vetim Ramadani, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit të tij.

Ramadani, në emër të kryetarit të Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, përshëndeti të pranishmit dhe u uroi një sezon të mbarë gjuetie.

Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve komunale dhe shoqatave lokale, respektimit të rregullave të gjuetisë, si dhe mbrojtjes së pasurive natyrore të kësaj komune.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika