LAJME

Aksidentohet në fshatin Llaushë të Skënderajit një veturë e Policisë gjatë ndjekjes së disa të dyshuarve, lëndohen dy policë

Aksidentohet në fshatin Llaushë të Skënderajit një veturë e Policisë gjatë ndjekjes së disa të dyshuarve, lëndohen dy policë
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Tetor 2026, 09:30

Në orët e para të 25 tetorit, rreth orës 01:00 një veturë e Policisë është aksidentuar, gjatë ndjekjes së disa personave të dyshuar, në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Siç merr vesh KALLXO.com, dy policë kanë mbetur të lënduar të lehtë, pasi që kanë goditur me veturë një shtyllë të energjië elektrike.

Disa kilometra më tutje është gjetur edhe vetura e të dyshuarve, gjithashtu e dëmtuar, por që të dyshuarit janë arratisur.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika