Në Kosovë, këtë të hënë, më 26 tetor, pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale me diell, ndërsa vende-vende parashihen riga shiu.
Moti sot kryesisht i vranët, vende-vende priten riga shiu

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 9 deri në 12 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




