LAJME

Kamberi: Arritje historike, jemi në garë për mandatin e tretë

Kamberi: Arritje historike, jemi në garë për mandatin e tretë
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Tetor 2026, 23:15

Bartësi i listës së Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, Shaip Kamberi, ka thënë se deri tani kanë siguruar dy mandate nëKuvendin e Serbisë dhe janë në garë për të tretin.

Ai përmes një postimi në Faceobok ka shkruar se sipas rezultateve preliminare, “Koalicioni Shqiptar” ka marrë 27.230 vota, që me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare japin vlerën llogaritëse prej 36.761 votash.

“Ky është rezultati i bashkimit politik, i besimit qytetar dhe i përkushtimit të përbashkët për përfaqësim dinjitoz”, ka shkruar ai./Reporteri.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika