PRIZRENI ME RAJON

Rrahje para një lokali në Dragash, një person bëhet për spital

Rrahje para një lokali në Dragash, një person bëhet për spital
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Prill 2022, 16:26

Një qytetar në Dragash është sulmuar fizikisht nga dy persona, të cilët i kanë shkaktuar lëndime trupore dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur para një lokali në Dragash, rreth orës 12:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash, nga ku është njoftuar patrulla policore.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë një deklaratë nga viktima, i cili ka thënë se dy persona e kanë rrahur para lokalit në Dragash.

Sinjali mëson se për shkak të lëndimeve, i njëjti është dërguar në Spitalin rajonal të Prizrenit, për trajtim të mëtutjeshëm.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika