PRIZRENI ME RAJON

Rrahje në një treg në Prizren, dy të lënduar

Rrahje në një treg në Prizren, dy të lënduar
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Janar 2022, 16:11

Pas një përleshje që ka ndodhur në tregun me shumicë në rrugën ‘Bajram Curri’ në Prizren dy persona janë lënduar dhe dy të tjerë janë ndaluar nga Policia.

Lajmin për KALLXO.com e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Një përleshje në mes katër personave ka ndodhur në tregun që gjendet në Rrugën ‘Bajram Curri’ në Prizren”, ka thënë Gashi.

Sipas tij rrahja ka ardhur si rezultat i një mosmarrëveshje që kishin të dyshuarit në mes vete.

“Të dyshuarit fillimisht janë dërguar në emergjencë ku iu është dhënë ndihma e parë mjekësore”, ka thënë Gashi për KALLXO.com.

Ai ka shtuar se reagimi i Policisë ka qenë i shpejtë dhe se është bërë identifikimi i personave të dyshuar të përfshirë në rast.

Në redaksinë e KALLXO.com është dërguar një fotografi ku shihet ambulanca duke kryer shërbimet ndaj personave të lënduar.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika