Një ngatërresë mes dy persona ka ndodhur dje afër xhamisë së fshati Ratkoc të Rahovecit, në orët e mbrëmjes, raporton Gazeta Sinjali. Përleshja, motivi i së cilës dyshohet të jetë një mosmarrëveshje e mëhershme ka eskaluar në sulm fizik, me ç’rast lëndime ka pësuar një 35-vjeçar.
I dyshuari A.H., po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka marrë trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Rahovec.





