Pranë shkollës së mesme “Remzi Ademaj” në Prizren janë rrahur mes vete tre të rinj.
Dy prej tyre janë arrestuar ndërsa një është dërguar në Emergjencë pasi ka pësuar lëndime, shkruan Indeksonline.
Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.





