Futbollisti, Roni Gashi, i cili stinorin e fundit sërish u rikthye në ish klubin e tij KF ” Liria”, sërish është larguar nga skuadra që dikur kishte nam të madh në futbollin kosovar e që viteve të fundit ndodhet në krizë të rënda, nga sot ka nënshkruar për skuadrën tjetër prizrenase ” A & N”, e cila sikurse edhe Liria garon në Ligën e Parë të Kosovës.
Lajmi për kalimin në skuadër të re të Roni Gashit, e ka bërë publik klubi ” A & N”, përmes faqes zyrtare të tij.
“Sot u bë prezantimini i super transferimit tonë , Roni Gashi i cili vie nga klubi lokal i Prizrenit KF Liria , djaloshi shumë premtues i bashkohet rrugëtimit tonë drejt superligës , me Ronin jemi të bindur që sukseset nuk do të mungojnë pasiqë besojmë në aftësitë e tijë , Ronit i urojmë suksese më tutje së bashku me klubin FC A&N drejt objektivave
Me transferimin e Ronit e hapim serinë e transferimeve për edicionin e ri për një skuadër më të fortë ku në vazhdim priten transferimet bombastike shumë të njohura ku do të na ndihmojnë drejt inkuadrimit në Superligë.