PRIZRENI ME RAJON

Rexhaj i VV-së për Asociacionin: S’duam të krijojmë asimetri mbi hartat e Republikës

Rexhaj i VV-së për Asociacionin: S’duam të krijojmë asimetri mbi hartat e Republikës
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Gusht 2022, 08:05

Deputeti nga radhët e VV-së, Arbër Rexhaj ka thënë se marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe mund ta heqim edhe nga rendi ditor.

Madje Rexhaj ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk do që përmes Asociacionit të krijojë asimetri mbi hartat e Kosovës.

“Asociacioni dhe nga takimet të cilat i kemi me kryeministrin dhe ministrat, në baza ditore me bashkëpunotorët tanë ndërkombëtarë, mundohemi me ua shpjegu se çfarë probleme kemi me Asociacionin. Ne mund ta heqim edhe nga rendi i ditës këtë temë. ‘Sdojmë të krijomë asimetri mbi hartën e Kosovës”, tha Rexhaj në Politiko.

Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika