Kryeministri në detyrë i Kosovës, z. Avdullah Hoti është njoftuar nga Qendra e Situatave e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, se është duke e përcjellë nga afër gjendjen në teren, pas reshjeve të orëve të fundit që kanë rënë mbi vendin tonë.
Reshjet e orëve të fundit rëndojnë situatën me vërshimet

Sipas këtij raporti gjendja paraqitet e rënduar me vërshime dhe bllokim të disa rrugëve, ngritje të nivelit të ujit, dalje nga shtrati i disa lumenjve dhe rrëshqitje të dheut për shkak të reshjeve atmosferike.Deri më tani nuk ka pasur asnjë kërkesë nga mekanizat lokal për mbështetje nga Qendra e Situatave e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Jashari priti në takim komandantët nga Shqipëria e Kroacia, ushtrimet e përbashkëta temë diskutimi

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për avancimin e publikimit proaktiv të informacionit publik

Afër 700 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë në gjashtë muajt e parë të vitit

