LAJME

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për avancimin e publikimit proaktiv të informacionit publik

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për avancimin e publikimit proaktiv të informacionit publik
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Shtator 2026, 16:06

Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Agjencia për Informim dhe Privatësi kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, me qëllim avancimin dhe standardizimin e mëtejshëm të praktikave për publikimin proaktiv të dokumenteve dhe informacioneve publike.

Në kuadër të këtij memorandumi, parashihet zhvillimi i kapaciteteve të zyrtarëve përgjegjës, harmonizimi i praktikave të publikimit, si dhe monitorimi i zbatimit të obligimeve për publikimin proaktiv të dokumenteve dhe informatave.

Marrëveshja është pjesë e zbatimit të Planit të Veprimit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur 2026–2028 dhe synon të kontribuojë në krijimin e një modeli të standardizuar për publikimin e informacionit publik.

Memorandumi u nënshkrua nga zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi Krasniqi, dhe Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku.

Përmes këtij bashkëpunimi synohet forcimi i transparencës institucionale dhe përmirësimi i mënyrës së publikimit dhe qasjes në informacionin publik.

 

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika