LAJME

Realizohen dy ekstradime, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë

Realizohen dy ekstradime, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Nëntor 2026, 21:20

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses dy ekstradime të dy personave të cilët përmes INTERPOL-it ishin në kërkim ndërkombëtar.

“Me datë 04.11.2026 është ekstraduar nga Kosova për në Gjermani, shtetasi i Gjermanisë, D.J.,  pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë Gjermane, i përfshirë në veprat penale të trafikimit me narkotik”, thuhet në njoftim.

Po të njëjtën ditë, “është ekstraduar nga Italia për në Kosovë, shtetasi i Kosovës B.B.,  pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës,  i përfshirë në veprën penale: Fajde dhe Detyrim”.

Ekstradimet u realizuan falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shteteve partnere.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika