Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se kanë nisur punimet restauruese në shtëpinë e familjes Xhevdet Gashi, në fshatin Dubravë të Suharekës.
E ndërtuar në shekullin XIX, kjo shtëpi përfaqëson një shembull të veçantë të arkitekturës tradicionale të banimit, me organizim të hapësirave të ngjashëm me atë të kullave tradicionale të gurit.





