Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas pranimit të raportit nga Komisioni Evropian ka thënë se raporti i këtij viti nuk konstaton ngecje prapa në asnjë fushë.
Ai në konferencën e përbashkët me ambasadorin e BE-së, Dik Shcubel pas pranimit të raporti tha se Kosova meriton të marr statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
“Kemi përshpejtuar dinamiken e reformave për Bashkimin Evropian, veçanërisht në planin e rritjes. Pozita e Koosvë në procesin e anëtarësimit nuk e pasqyron progresin që kemi bërë. Kosova meriton të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim dhe të fillojnë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në raportin e këtij viti niveli i përgatitej nuk ka rënë në asnjë fushë dhe Komisioni nuk konstaton kthim prapa askund”, tha Kurti.
Ai tha se raporti vlerëson përparime në fushën e sigurisë, luftën kundër korrupsionit si dhe ka vlerësuar mbajtjen e zgjedhjeve si të lira, demokratike e të konkurreshme.





