LAJME

Macron uron Shiroka-Pulën: Kosova të rifillojë përparimin në fushat që i kontribuojnë perspektivës evropiane

Macron uron Shiroka-Pulën: Kosova të rifillojë përparimin në fushat që i kontribuojnë perspektivës evropiane
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Nëntor 2026, 13:42

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka uruar presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula me rastin e zgjedhjes së saj në këtë pozitë.

Macroni në letrën e tij të urimit ka thënë se shpreson që do të mundësohet rifillimi i përparimit në fushat që kontribuojnë në perspektivën evropiane të Kosovës.

Në letrën e tij Macroni ka rikujtuar edhe takimin me kryeministrin Albin Kurti në Paris, dhe partneritetin historik mes Francës e Kosovës.

Gjithashtu u shpreh sërish rëndësia e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë dhe mbështetja e Francës për dialogun.

“Ai shprehu kënaqësinë që vizita e ministrit të deleguar për Evropën në Kosovë, gjatë muajit korrik mundësoi nënshkrimin e marrëveshjeve të reja ndërmjet dy vendeve. Në letrën e tij, ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke riafirmuar mbështetjen e Francës për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në letrën e urimit për presidenten Shiroka-Pula.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika