LAJME

Aksion kundër lojërave të fatit në Prizren, Suharekë dhe Dragash

Aksion kundër lojërave të fatit në Prizren, Suharekë dhe Dragash
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Nëntor 2026, 20:52

Prokuroria e Prizrenit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka nisur një aksion kundër lojërave të fatit në tri komuna: Prizren, Suharekë dhe Dragash.

Aksioni është zhvilluar në disa lokacione, ndërsa në fokus të operacionit janë aktivitetet e kundërligjshme të lojërave të fatit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, i cili ka bërë të ditur se aksioni është drejt përfundimit.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rezultatet e operacionit, ndërsa pritet që institucionet përgjegjëse të japin informacione shtesë pas përfundimit të tij.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika