PRIZRENI ME RAJON

Reagon i riu, Kushtrim Riza nga Vjena, i cili pretendon se është ideator i parë për projektin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit

Reagon i riu, Kushtrim Riza nga Vjena, i cili pretendon se është ideator i parë për projektin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Janar 2023, 18:04

Përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, Kushtrim Riza, ka reaguar rreth projektit për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit, me pretendimet se ai është ideator i parë I këtij projekti, dhe se ideja e tij është vjedhur nga parti të ndryshme.

Reagimi i plotë i tij:

Sot në media u bë publik lajmi se Ministria e Mjedisit-, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës së Kosovës së bashku me komunën e Prizrenit paskan nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e teleferikut …

Te dashur miq, me këtë rast dua te ndaj me ju opinionin tim lidhur me këtë çështje:

Në kuadër të studimeve Master të Arkitekturës pranë Universitetit Teknik të Vjenës, pata zgjedhur Teme Diplome pikërisht Kalanë e Prizrenit, sepse isha i mendimit se si Projekt ka potencial të jashtëzakonshëm jo vetëm si objekt prirës në trashëgiminë dhe formimin arkitektonik të qytetit, por edhe në zhvillimin e turizmit në përgjithësi. Arsyeja tjetër ishte se përmes këtij punimi doja sadopak të ofroja një kontribut të vogël për vendlindjen dhe të elaboroja se si këto Projekte arkitektonike zgjidhen këtu në Austri. Përgjatë analizave dhe studimit qe pata bërë për kalanë dhe trashëgiminë arkitektonike të qytetit, përveç tjerash më pat lindur ideja për ndërtimin e teleferikut si element kyç në mbrojtjen dhe zhvillimin e Kalasë në tërësi, por edhe si atraksion i veçante në zhvillimin e turizmit të qytetit.

Punimi i Diplomës për Kalanë e Prizrenit u prit shumë mirë dhe profesoresha te e cila e pata mbrojtur Temën e Diplomës më pat ftuar në vazhdimësi të flisja për këtë Projekt në disa prezantime të ndryshme brenda Austrisë dhe jashtë saj.

Nga momenti kur punimi u bë publik (Janar 2013), pjesë të këtij punimi patën qarkulluar neper rrjete sociale pa cekur se cili është Autori/Ideatori i këtij projekti. Ne muajt dhe vitet në vazhdimësi, ideja e teleferikut të kalasë së Prizrenit u pat marr (vjedhur!) nga parti te ndryshme ne Prizren dhe është shfrytëzuar për fushat elektorale pa theksuar se nga ka lindur kjo ide.

Tani jemi në vitin 2023, janë ndërruar shume qeverisje (lokale & qendrore) në Kosovë, mirëpo siç po tregohet me vepra, qasja dhe mendësia kanë mbetur të njëjta.

A me lejohet të pyes, se a ekziston në Kosovë ndonjë ligj që parasheh mbrojtjen e të drejtës së Autorit? Apo këto rregullore nuk vlejnë për institucionet?

P.S. Faleminderit nëse e ndani këtë Postim. Komentet janë te mirëpritura!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika